U ble nga Verona, senegalezi do të huazohet te Laçi
Një futbollist i Veronës drejt Kategorisë Superiore. Sikurse shkruan “Tuttomercatoweb”, Bachir Mané, kartonin e të cilit klubi verdheblu sapo e ka blerë nga Carpi, do të huazohet te Laçi në elitën e futbollit shqiptar.
Mané, i datëlindjes 1997, luan mesfushor shkatërrues dhe është 1.88 metra i gjatë. Verona dhe Laçi kanë arritur marrëveshjen për huazimin e senegalezit, i cili pritet të vihet shumë shpejt nën urdhrat e Armando Cungut.



