Featured

U dëmtua kundër Milanit në Kupë, “bomberi” italian shqetëson Sarrin dhe Mancinin

Te Lazio dhe në përfaqësuesen italiane janë të shqetësuar për Ciro Immobile. Sulmuesi bardhekaltër u dëmtua gjatë çerekfinales së Kupës së Italisë përballë Milanin në kyçin e këmbës pas një përplasjeje me Pierre Kalulu. Që në fillim situate u duk shumë serioze, pasi sulmuesi duhej të transportohej nga dy anëtarë të stafit mjekësor të Lazios, pasi nuk mund ta vendoste këmbën në tokë. Immobile u rikthye në fushë pasi mori ndihmën mjekësore, por qëndroi në lojë vetëm disa minuta para se të kërkonte të zëvendësohej. Lazio po humbiste 3-0, kështu që nuk ia mund të rrezikohej më tej shëndeti i sulmuesit.

Ishte një pamje shqetësuese si për trajnerin e Lazios, Maurizio Sarri, por edhe për trajnerin e Italisë, Roberto Mancini, i cili ishte në tribunë në “San Siro” për të parë ndeshjen. Priten ekzaminime të thelluara për të kuptuar kohën që i duhet Immobiles për t’i riaftësuar.

Italia do të luajë në play-off-in e Kupës së Botës kundër Maqedonisë së Veriut muajin e ardhshëm, pastaj ose me Portugalisë, ose  me Turqinë, dhe Immobile pritet të jetë zgjedhja e parë e sulmit.

Pas huazimit të Vedat Muriqit te Real Mallorca në afatin kalimtar të janarit, Sarri gjithashtu nuk ka asnjë qendërsulmues tjetër për të zëvendësuar Immobile.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency