Futboll

U dëmtua ndaj Torinos, Icardi humbet grumbullimin e Argjentinës

Mauro Icardi nuk do të jetë pjesë e kombëtares argjentinase për dy sfidat miqësore të këtij muaji ndaj Rusisë dhe Nigerisë në 11 dhe 14 nëntor. Kapiteni i Interit ka probleme në gju pasi ka marrë disa goditje në sfidën e të dielës ndaj Torinos dhe për këtë arsye ka humbur grumbullimin e La Selecion. Lajmi u konfirmua nga vetë Federata Argjentinase e Futbollit me një komunikatë në Twitter. Në ditët në vazhdim Icardi do t’u nënshtrohet disa analizave më të hollësishme për të kuptuar më tepër për shkallën e dëmtimit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency