Serie A

U dëmtua në “Anfield”, del përgjigja për Marcelo Brozovic

Interi iu afrua përmbysjes ndaj Liverpoolit në Champions, kampionët e Italisë fituan 0-1 në “Anfield”, por në çerekfinale avancuan “The Reds” falë fitores 0-2 në “San Siro”.

Eurogoli i Lautaros nuk mjaftoi, me Interin që luajti me një lojtar më pak në gjysmëorëshin e fundit pas daljes me të kuq të Alexis Sanchez.

Marcelo Brozovic la fushën për arsye dëmtimi. Kroati është një nga shtyllat e skuadrës zikaltër, teksa sot i është nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Për fat të mirë, kontrollet rezultuan negative dhe 29-vjeçari mund t’i bashkohet shokëve në stërvitje sot ose nesër. Çlirim për Simone Inzaghin, i cili mund të bazohet te Brozovic për takimin e fundjavës në kampionat.

Inter do të sfidojë Torinon në transfertë, me objektivin për të siguruar triumfin e radhës. Kampionët renditen në vend të dytë me dy pikë më pak se Milani, por kuqezinjtë kanë luajtur një ndeshje më shumë.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency