Futboll

U dëmtua në Kupën e Afrikës, te Milani shqetësohen për mesfushorin

Nga Kupa e Kombeve të Afrikës vjen një lajm i keq për Milanin. Gjatë sfidës mes Bregut të Fildishtë dhe Egjiptit, të fituar nga egjiptianët me penallti, mesfushori i kuqezinjve, Franck Kessie, u lëndua pas rreth gjysmë ore kojë. Pas disa minutash me dhimbje në krah, Kessie ngriti “flamurin e bardhë”, duke kërkuar zëvendësimin. Mesfushori i largua mes Lotësh nga fusha, megjithatë ekzaminimet më të thelluara do të tregojnë më shumë për situatën.
Stafi mjekësor i kuqezinjve tashmë ka kontaktuar me homologët e kombëtares së Bregut të Fildishtë. Lojtari mësohet se është lënduar në brinjë, megjithatë diagnoza e saktë do të jepet pasi t’u nënshtrohet kontrolleve në Milano.
Kessie, pasi u rrëzua në gjunjë në disa raste, kërkoi zëvendësimin dhe u largua nga fusha me dhimbje, por në këmbët e tij.
Nisur nga eliminimi i Bregut të Fildishtë nga Kupa e Afrikës, mesfushori do të kthehet në Milanello.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency