Premier League

U dëmtua në stërvitje, Sergio Aguero dy javë jashtë

Lajme jo të mira për Manchester City-n dhe Kombëtaren e Argjentinës. Sergio Aguero ka pësuar një dëmtim në gju gjatë stërvitjes të ditës së Shtunë dhe do të qëndrojë 2 javë jashtë fushës së lojës. Informacionin e bëri të ditur vetë lojtari përmes një statusi në rrjetet sociale. Kështu sulmuesi humbet ndeshjet me Stoke City dhe Everton në Premier League. Gjithashtu 29-vjeçari është në dyshim edhe për aktivizimin në Kombëtaren Argjentinase, që më 23 Mars do të sfidojë në një miqësore luksi Italinë në “Etihad Stadium”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency