Kategoria Superiore

U dëmtua rëndë ndaj Laçit, Puntus merr një mesazh nga skuadra e Kukësit

Në ndeshjen e fundit të Superiores, përballë Laçit në “Kukës Arena”, sulmuesi i skuadrës verilindore, Artiom Puntus, pësoi një dëmtim të rëndë, që për fat të keq do t’i kushtojë shumë muaj jashtë fushave të gjelbra. Sulmues moldav humb në këtë mënyrë jo thjesht ndeshjet e mbetura të sezonit, por më shumë mundësi të gjithë fazën e parë të sezonit të ardhshëm, pasi ka këputur ligamentin dhe meniskun e gjurit. Ai do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të vijuar më pas rehabilitimin e gjatë. Klubi i Kukësit në një postim të kësaj të marteje ka postuar një foto të gjithë skuadrës, me fanellën 84 të lojtarit moldav, duke i uruar shërim sa më të shpejtë sulmuesit.

Postimi i Kukësit:

“Sulmuesi Artiom Puntus ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit të Superiores, duke këputur ligamentin dhe meniskun. Sulmuesi 27-vjeçar ka mbyllur në këtë mënyrë sezonin dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Klubi i Kukësit dhe futbollistët i qëndrojnë pranë sulmuesit në këtë moment dhe i urojmë shërim sa më të shpejtë. Forca Artiom!”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency