U dëmtua rëndë në “Loro Boriçi”, futbollisti i Tiranës drejt rikuperimit
Klubi i Tiranës jep lajmin pizitiv për futbollistin ganez, Isaac Gyamfi, i cili u dëmtua rëndë në ndeshjen ndaj Vllazninë në “Loro Boriçi”, pas rrëzimit me kokë në fushë në momentin e një dyluftimi ajëror. Një njfotimin mjekësor të klubit bardheblu shkruhet se futbollisti “është rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në fushën e lojës, në ndeshjen e datës 21/11/2020, KF Vllaznia-KF Tirana. Gyamfi do të vijojë të mbahet në vëzhgimin e mjekëve të ekipit, duke mos neglizhuar asnjë moment shëndetin e tij. Tirana falënderon mjekët e spitalit Salus për gatishmërinë që tregojnë gjithmonë ndaj lojtarëve dhe stafit bardheblu.”
Nuk është përcaktuar koha e saktë për rikthimin e futbollistit në dispozicon të Dedes, pasi gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas ditë.



