Futboll

U dorëhoq nga Uellsi, Chris Coleman merr drejtimin e Sunderlandit

Chris Coleman, merr drejtimin e Sunderland në Championshpin anglez. Vetëm pak ditë pas dorëheqjes nga drejtimi i përfaqësueses së Uellsit, të cilën nuk mundi ta kualifikonte në Botëror, 47-vjeçari merr drejtimin e “Maceve të Zeza”, pas shkarkimit të Simon Grayson për rezultate të dobëta. Sunderlandi është klubi i pestë që drejton uellsiani, teksa më parë ka qenë në krye të Fulhamit, Real Sociedadit, Coventry City-t dhe AEL-it në Greqi.

Pasi u zyrtarizua si trajner i Sunderlandit, Coleman, në faqen zyrtare të klubit, u shpreh:

“Është nder për mua emërimi trajner i Sunderlandit. Jam gjithashtu shumë i lumtur që klubi beson se jam njeriu i duhur për këtë rol. Besoj se çdo person në këtë klub, çdo lojtar dhe çdo tifoz do të japë ndihmesën e tij për ta rikthyer Sunderlandin aty ku i takon.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency