Futboll

U infektua nga Covid-19 në grumbullimin e Italisë, De Rossi shtrohet në spital

Daniele De Rossi ishte risia e Italisë në ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës Katar 2022, pasi u bë zyrtarisht pjesë e stafit teknik të drejtuar nga Roberto Mancini, por ky debutim nuk ka shkuar aspak mirë për ish mesfushorin kampion bote.

Kjo pasi grumbullimi i përfaqësueses italiane u shndërrua në një vatër koronavirusi dhe infektimit nuk i shpëtoi as kapiteni legjendar i Romës, që pas 8 ditësh izolimi në shtëpi, sot është shtruar në spitalin Spallanzani të kryeqytetit.

Komplikacionet e pësuara ditët e fundit, kanë bërë që mjekët t’i këshillojnë shtrimin në spital 38-vjeçarit. Grumbullimi i kombëtares italiane u shndërrua në një vatër koronavirusi, pasi deri tani janë prekur plot 8 futbollistë dhe disa pjesëtarë të stafit teknik të Roberto Mancinit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency