U kishte munguar shumë skuadra, tifozët e Kukësit pushtojnë fushën sapo përfundoi ndeshja (video)
Tifozëve të Kukësit duket se u kishin munguar shumë ndeshjet në shtëpi dhe kjo u pa jo thjesht me praninë masive në “Kukës Arena”. Pas vërshëllimë së fundit të kryesorit Hamiti, fansat kuksianë pushtuan fushën e gjelbër, duke përqafuar futbollistët, pavarësisht mungesës së fitores. Fatmirësisht nuk pati incidente, futbollistët dhe stafi i Laçit u futen në kohë dhe të sigurt në dhomat e zhveshjes. Sigurisht një veprim i tillë i tifozëve vendës mund të mos kalojë pa u ndëshkuar nga institucionet disiplinore në FSHF, edhe pse pushtimi i fushës nuk kishte të bënte me ndonjë agresion të mbështetësve të Kukësit.



