U largua i përlotur nga fusha, Neymar s’e humbet optimizmin: Do rikthehem më i fortë
PSG fitoi sot 1-3 në fushën e St Etienne në Ligue 1, por dëmtimi i Neymar ka shkaktuar shqetësim tek ekipi francez dhe trajneri Mauricio Pochettino.
Sulmuesi brazilian pësoi një ndërhyrje të rëndë në minutat e fundit dhe u largua i përlotur me barelë nga fusha e blertë.

Neymar ka reaguar pas ndeshjes me anë të një postimi në “Instagram”, aty ku shkruan: “Koha për t’u shëruar, fatkeqësisht këto pengesa janë pjesë e jetës së një sportisti.
Le të ngremë kokën lart dhe të vazhdojmë përpara. Do të rikthehem më i mirë dhe më i fortë se më parë”, shkroi 29-vjeçari latin.



