U largua nga Vllaznia, Renato Malota i bashkohet klubit tjetër të Superiores
Mbrojtēsi lezhjan Renato Malota njoftoi paraditen e sotme divorcin me Vllazninë, pas dy vitesh e gjysmë në Shkodër, ndërsa mbrëmjen e sotme ka firmosur për një thetër skuadër.
Burime për Supersport konfirmojnë se 31-vjeçari lezhjan është transferuar te Laçi dhe mbrëmjen e sotme ka hedhur firmēn mbi kontratë, ndërsa nga nesër do të jetë në dispozicion të trajnerit Armando Cungu.
Renato Malota është një nga qendërmbrojtësit më me eksperiencë në Kategorinë Superiore, pasi përveç Vllaznisë, ka veshur edhe fanellat e klubeve si Kukësi e Partizani, ndërsa tani pritet të jetë një vlerë e shtuar për prapavijën e kurbinasve.
Ndërkohë klubit të Laçit i janë bashkuar edhe ish mbrojtësi i Luftëtarit Aurel Demo dhe ish mesfushori i Flamurtarit, Lukas Ramos, të cilët trajneri Cungu i provoi edhe në miqësoren ndaj Apolonisë pasditen e sotme.



