U nda me Leeds United pas katër vitesh, sirena turke për Marcelo Bielsën
Marcelo Bielsa ndërpreu bashkëpunimin me Leeds United ditën e diel. Rezultatet negative sollën fundin e aventurës së trajnerit argjentinas me ekipin e Premier League, të cilin e drejtonte prej korrikut të vitit 2018.
66-vjeçari nga Rosario nuk do të qëndrojë shumë kohë pushim. E ardhmja e Bielsës pritet të jetë Turqi. Hurriyet raporton se Fenerbahce po tenton të arrijë një akord me trajnerin e njohur latin.
Drejtuesit e klubit nga Stambolli po kërkojnë një emër të madh për stolin e ekipit. Negociata ka pasur me Joachim Low dhe Jorge Jesus, teksa Fenerbahce po përgatit një ofertë për Marcelo Bielsën.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



