Premier League

U ndëshkua me karton të verdhë pas mesazhit për Ukrainën, arbitrat në Angli marrin porosinë e veçantë

Momentet e vështira nëpër të cilat është duke kaluar Ukraina si pasojë e sulmit rus, ka bërë që pjesa më e madhe e globit të solidarizohet me kombin ukrainas. Sigurisht, edhe bota e futbollit ka përcjellë mesazhet e saj në mbështetje të Ukrainës duke përçuar mesazhin e fortë kundër luftës.

Ndërkohë, lojtari i Aston Villas, Matty Cash kishte menduar edhe një dedikim special pas golit ndaj Brighton teksa hoqi fanellën për të treguar bluzen e dedikuar ndaj bashkëkombasit të tij polak i cili aktivizohet në Ukrainë. Por, si pasojë e rregullores në momentin kur heq fanellën gjatë festës së një goli u ndëshkua me kartonë të verdhë.

Mirëpo, duke qenë se bëhet fjalë për një situatë të pazakontë si ajo që po kalon Ukraina, Federata e Futbollit në Angli ka marrë vendimin që lojtarët të cilët përçojnë mesazhe për ukrainasit dhe luftën të mos ndëshkohen më në momentin që heqin fanellën pas shënimit të një goli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency