Katar 2022

U përjashtua nga play off-i i “Katar 2022”, Rusia heq dorë nga apelimi në KAS

Federata e Futbollit të Rusisë ka hequr dorë nga apelimi kundër pezullimit të përfaqësueses në Kupën e Botës, që FIFA e vendosi pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Federata e Futbollit të Rusisë kishte protestuar kundër vendimit të qeverisë së futbollit botëror, por Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) thotë se ajo tashmë e ka tërhequr apelimin.

Rusia ishte kualifikuar për t’u përballur me Poloninë në një gjysmëfinale të play-off-it, por polakët kaluan direkt në finale dhe eliminuan Suedinë për të prerë biletën për në Katar.

Megjithatë, Rusia do të vazhdojë të luftojë për të hequr pezullimet nga kompeticionet e tjera, siç është ndalimi i Sprtarkut të Moskës për  të vijuar rrugëtimin në Europa League.

UEFA e ka ndaluar gjithashtu kombëtaren ruse të femrave të garojë në “Euro 2022” në Angli, këtë verë, pasi një numër vendesh kanë refuzuar të konkurrojnë kundër kësaj përfaqësueseje.

Finalja e Ligës së Kampionëve 2022, që fillimisht do të luhej në Shën Petërsburg më 28 maj, është zhvendosur në Paris.

Rusia gjithashtu ka kërkuar anulimin e pezullimit të saj në gjimnastikën ndërkombëtare, regbi, vozitje dhe patinazh.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency