La Liga

U rikthye me bujë te Barcelona, Xavi ka vetëm 10 mln euro për merkaton

Vetëm 97 milionë euro është limiti i pagave për sezonin aktual te Barcelona dhe sipas ESPN, pavarësisht se në pankinë ka ardhur Xavi, vështirë se drejtuesit e klubit do të arrijunë ta kënaqin në merkaton e janarit.

Kjo pasi në fillim të sezonit klubi katalan shpenzonte rreth 77 milionë euro për paga, shifër kjo që është rritur me rinovimet e kryera së fundi me lojtarë të talentuar të skuadrës, ndaj momentalisht toleranca besohet se është jo më tepër se 10 milionë euro.

Një shifër mjaft e ulët kjo, që e bën të vështirë transferimin në “Camp Nou” të lojtarëve me emër, pasi këta të fundit marrin edhe paga që tejkalojnë ndjeshëm limitin në dispozicion të Barcelonës.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë nisur negociatat me La Ligën, në mënyrë që të marrin një leje të posaçme për 6 muajt e ardhshëm, por nëse nuk ia dalin, do të detyrohen të përqendrohen te merkatoja “low cost”.

Sa u përket reparteve, Barcelona ka nevojë urgjente për një sulmues, pasi Aguero mund të mos rikthehet më në fushë, ndërsa të tjerë si Ansu Fati, Braithwaite e Dembele vuajnë nga dëmtime të ndryshme dhe nuk po arrijnë të krijojnë vazhdimësi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency