Itali

U rikthye në Itali, Pogba mbron Serie A: Me Premier League diferenca vetëm ekonomike!

Me kalimin e viteve futbolli italian ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm, kur në Serie A aktivizoheshin lojtarët më të spikatur të Europës. Problemet ekonomike kanë ndikuar sigurisht, me Premier League që tashmë ka marrë stafetën dhe konsiderohet si kampionati më spektakolar i Europës. Megjithatë, për Paul Pogba që këtë sezon braktisi Premier Leaguen dhe Manchester United për t’u rikthyer te Juventus, kampionati italian mbetet i një vështirësie maksimale.

“Është e vërtetë që kampionati anglez është shumë tërheqës, por kampionati italian mbetet një nga më të vështirët. Të fitosh në Itali është gjithnjë një sfidë e madhe dhe të luash në Serie A nuk është asnjëherë e lehtë. Për Juventusin fitorja në Itali është edhe një sfidë më e madhe se ekipet e tjera pasi pritet gjithnjë maksimumi.

Në këtë moment, Premier League ka potencial ekonomik të pakrahasueshëm me kampionatet e tjera dhe klubet angleze e kanë më të lehtë të transferojnë lojtarë se ato italianet. Mendoj se kjo është diferenca e vërtetë, por nëse bëhet fjalë për futbollin në fushë për mua ai italiani mbetet një nga më të mirët në botë pavarësisht gjithçkaje”, tha Pogba.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency