U rikthye titullar pas 6 muajsh, trajneri e zëvendëson në minutën e 25-të për zgjedhje teknike
Fantazisti serb i Sassuolos, Filip Djuricic u rikthye në fushë pas 6 muajsh dhe e nisi si titullar ndeshjen ndaj Napolit në “Diego Armando Maradona”, por sfida për të zgjati vetëm 25 minuta.
Kjo pasi napolitanët shënuan 4 herë Brenda 21 minutave të para dhe me rezultatin 4-0, trajneri i Sassuolos, Alessio Dionisi vendosi të ndryshojë serbin me mbrojtësin Matheus Henrique, një zgjidhje teknike për të rregulluar disi balancat në fushën e lojës.
Megjithatë kjo nuk e ndryshoi fatin e ndeshjes, pasi Napoli fitoi me rezultatin e thellë 6-1.



