U shkarkua nga Monaco, Jardim drejt stolit te Leicester City-t
Pushimet e Leonardo Jardim mund të zgjasin shumë pak. Tekniku ka vetëm pak javë që është shkarkuar nga klubi i Monacos, por, sipas mediave franceze, ai mund të marrë drejtimin e një tjetër skuadre. Anglezët e Leicester City janë të parët të cilët po interesohen për teknikun portugez. Pozicioni i Claude Puel në krye të “Dhelprave” ka filluar të lëkundet, pas një nisjeje jo të mirë të sezonit nga ana e tyre, ku në 9 takime kanë arritur të marrin vetëm 12 pikë. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur të mendojnë për një tjetër alternativë për stolin dhe Jardim për momentin duket se është i zgjedhuri.



