U tërhoq në 2019, Sulley Muntari ndryshon mendje dhe rikthehet në futbollin aktiv
Sulley Muntari u tërhoq nga futbolli aktiv në korrik të vitit 2019. Mesfushori ganez (84 ndeshje dhe 20 gola me kombëtaren afrikane) ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur të rikthehet në fushë në moshën 37-vjeçare.
Ish-lojtari i Milanit dhe Interit, ka rënë dakord për të firmosur për një vit me klubin ganez të Accra Hearts of Oak. Muntari ndoqi takimin e djeshëm që Accra fitoi 1-0 kundër King Faisal në shoqërinë e kapitenit Fatawu Mohammed.

Muntari ka fituar nëntë trofe gjatë karrierës së tij, duke përfshirë një Champions League dhe dy tituj kampionë në Itali me Interin, dhe një FA Cup me Portsmouth.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



