Featured

“U trondita”, Mbappe thyen heshtjen, flet rreth mundësisë së largimit nga PSG

PSG fitoi 1-0 ndaj Marseille. “Classique” e futbollit francez u vendos nga goli i brazilianit Neymar, i cili shfrytëzoi një asist të Kylian Mbappe për t’i dhuruar kampionëve fitoren ndaj rivalëve kryesorë në luftën për titullin kampion.

Skuadra e Galtier kryeson Ligue 1 e vetme me 29 pikë, tri më shumë se surpriza Lorient, ndërkohë që Marseille ka rrëshqitur në vendin e katërt. Kylian Mbappe foli shkurt pas ndeshjes rreth së ardhmes, duke qetësuar tifozët kryeqytetas me deklaratën e tij.

 

Nuk kam kërkuar kurrë të largohem në merkaton e janarit. Nuk e kuptova kur doli lajmi, por nuk jam i përfshirë, as direkt apo indirekt. Unë u trondita, si gjithë të tjerët. Fjalë të tilla janë krejtësisht të rreme”, deklaroi ylli francez, i cili gjeti asistin e parë sezonal, teksa numëron edhe 12 gola mes kampionatit dhe Championsit.

Mbappe rinovoi kontratën me PSG-në në verën që lamë pas, duke u kthyer në “mbret” tek ekipi kryeqytetas, me të cilin shpreson të fitojë Champions League, trofe që ai dhe PSG nuk e kanë shijuar kurrë më parë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency