U zbulua nga Tirana, Merveille deutoi me Getafen në La Liga
Ndockyt Merveille është shembulli konkret se si Kategoria Superiore mund të përgatisë futbollistë të gatshëm për të transferuar në ligat më të forta europiane. 19-vjeçari nga Republika e Kongos, i cili verën e kaluar u transferua te Getafe në Primera Division, pas disa muajve të kaluar te Getafe B, debutoi në elitën e futbollit spanjoll në sfidën e shtëpisë me Celta Vigon, e fituar me rezultatin 3-0.
Ndockyt u hodh në fushë në minutën e 86-të, menjëherë pasi Getafe realizoi golin e 3-0, duke hipotekuar praktikisht fitoren.
Kujtojmë se Merveille rezultoi zbulimin i një sezoni më parë te kryeqytetasit, pavarësisht se për rrethana të ndryshme bardheblutë zbritën në Kategorinë e Parë.



