La Liga

Udhëheq sulmin e Barcelonës, tani Aubameyang “bën” edhe merkaton: Do ishte një nder për mua!

Pierre-Emerick Aubameyang duket se ka rigjetur versionin e tij më të mirë te Barcelona dhe është rikthyer të argëtohet në fushë, ashtu siç bënte në kohën kur aktivizohej me Borussia Dortmund. Në ndeshjen e fundjavës, gabonezi shënoi një tripletë në triumfin e katalanasve me rezultatin 1-4 ndaj Valencias, teksa është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për trajnerin Xavi Hernandez.

Madje, 32-vjeçari ka nisur të bëjë edhe rolin e drejtorit sportiv të Barcelonës ndërsa fton Erling Haaland t’i bashkohet në Camp Nou.

“Unë jam gjithnjë i përgatitur për të përballuar një konkurrencë të ndershme brenda skuadrës dhe për mua do të ishte një nder të luaja te Barcelona së bashku me Haaland. Ai është padyshim një kampion, shënon shumë gola, ka një fizik të admirueshëm dhe është shumë i shpejtë.

Është i mrekullueshëm për moshën që ka dhe është një nga më të mirët në botë. E ardhmja ime? Nuk e di çfarë do të ndodhë, por gjithçka është e mundur”, u shpreh Aubameyang.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency