Serie A

Udinese ia beson pankinën një spanjolli, pritet zyrtarizimi

Humbja e fundit në kampionat ka bërë që drejtuesit e Udineses të shkarkojnë trajnerin Luca Gotti dhe t’ia besojnë skuadrën përkohësisht ndihmësit të tij, Gabriele Cioffi.

Megjithatë mediat pranë klubit friulian bëjnë me dije se drejtuesit e bardhezinjve po negociojnë me spanjollin Paco Jimenez, i cili mund të zyrtarizohet brenda kësaj jave dhe të nisë menjëherë nga puna.

Spanjolli 51-vjeçar ka luajtur me disa skuadra në La Liga, teksa me familjen Pozzo është njohur kur drejtonte Granadën, një tjetër klub që ishte në pronësi të italianëve deri në 2016-ën dhe palët ruajnë respekt reciprok për njëra-tjetrën.

Paco Jimenez është i papunë që prej verës së 2020-ës dhe mirëpret një eksperiencë në Serinë A, pikërisht te Udinese, ku pak vite më parë dështoi spanjolli tjetër, Julio Velasquez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency