Futboll

UEFA dhe FIFA pezulluan kombëtaren dhe skuadrat ruse, reagon Federata: Vendim diskriminues

Pas ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë, pjesa më e madhe e botës ka reaguar kundër këtij vendimi të presidentit Putin, ndërsa nuk mund të qëndronte duarkryq edhe futbolli. Së fundmi, UEFA dhe FIFA morën vendimin për të pezulluar kombtëaren ruse dhe skuadrat që përfaqësohen në Europë, ndërsa ky vendim ka sjellë reagimin e Federatës së Futbollit në Rusi. Nëpërmjet një reagimi federate ruse thekson se vendimi i marrë nga UEFA dhe FIFA është diskriminues, ndërsa mendojnë për apelimin e këtij vendimi.

“Federata ruse është kategorikisht kundër vendimit të UEFA-s dhe FIFA-s për të pezulluar në një kohë të papërcaktuar skuadrat ruse që janë pjesëmarrëse në kompeticionet europiane. I qëndrojmë fort mendimit se diçka e tillë është kundër normave dhe principeve të kompeticioneve ndërkombëtare, po ashtu edhe shpirtit sportiv.

Ky vendim ka një karakter diskriminues që dëmton një numër të madh atletësh, trajnerësh dhe vartës të klubeve apo edhe tifozëve rusë e atyre të huaj, interesat e të cilëve duhen mbrojtur nga organizatat sportive ndërkombëtare. Këto aksione krijojnë ndasi në komunitetin sportiv botëror që gjithnjë i mëshon pjesë së barazisë, respektit reciprok dhe pavarësisë ndaj politikës.

Ruajmë të drejtën të apelojmë vendimin në përputhje me të drejtën sportive ndërkombëtare”, mbyllet reagimi i Federatës ruse. Sakaq, një reagim ka pasur edhe nga ana e klubit të Spartak Moscow që pas vendimit të UEFA-s dhe FIFA-s, nuk mund të luajë në çerekfinalet e Europa League ndaj Leipzig. Klubi rus thekson se është një vendim që i prek shumë edhe pse e prisnin diçka të tillë, ndërsa shtojnë se tashmë do t’i përqëndrojnë forcat e tyre në kampionat.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency