Champions League

UEFA mbyll hetimet për PSG-Basaksehir: Nuk bëhet fjalë për racizëm

UEFA ka përfunduar hetimet për incidentin e ndodhur në ndeshjen mes Paris Saint Germain dhe Basaksehir, e cila u ndërpre me pretendimin se arbitri i katërt, rumuni Sebastian Coltescu kishte përdorur shprehje raciste ndaj zëvendës-trajnerit të klubit turk.

Në një moment tensioni, teksa Achille Webo po protestonte, arbitri Coltescu e referoi te gjyqtari kryesor, duke përdorur termin “ky i ziu”, çka solli reagim të ashpër dhe futbollistët e të dy skuadrave braktisën ndeshjen, për ta vijuar të nesërmen.

UEFA ndërhyri duke zëvendësuar trupën e arbitrimit dhe premtoi se do të hetojë me imtësi situatën, por tani doli në përfundimin se referimi “ky i ziu” në gjuhën rumune, nuk kishte konotacion negativ.

Pikërisht për këtë arsye, qeveria europiane e futbollit doli në konkluzionin se nuk kemi të bëjmë me një rast të shprehjes së racizmit, ndaj nuk mori asnjë masë disiplinore ndaj arbitrit rumun Sebastian Coltescu.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency