Futboll

UEFA ndan çmimet për më të mirët, dominojnë futbollistët e Bayernit

Bayerni i Mynihut mbylli një sezon perfekt ku fitoi gjithçka, që nga titulli kampion, Kupa e Gjermanisë, Liga e Kampionëve dhe Superkupat e Europës dhe Gjermanisë, ndaj me meritë futbollistët bavarezë dominuan në çmimet e UEFA-s.

Kështu bomberi polak Robert Leëandoëski u shpall futbollisti më i mirë nga UEFA, por njëkohësisht edhe sulmuesi më i mirë. Portieri më i mirë u shpall Manuel Neuer, ndërsa mbrojtësi më i mirë ishte Joshua Kimmich.

Mesfushori më i mirë u shpall belgu i Manchester City-t Kevin De Bruyine, ndërsa trajneri më i mirë u shpall padyshim gjermani i Bayernit të Mynihut, Hansi Flick. Çmimet e UEFA-s u ndanë sot gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit për grupet e Ligës së Kampionëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency