Europa League

UEFA nuk lejon tifozët e Galatasaray-t të ndjekin ndeshjet në transfertë

UEFA u jep një grusht të fortë tifozëve të Galatasaray-t për shkak të incidenteve që ndodhën më Velodrome (ndezën mjete piroteknike dhe hodhën sende në fushë), në ndeshjen e Europa League-s kundër Olimpikut të Marsejës.

Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës ka vendosur rë dënojë me 50 mijë euro gjobë klubin turk dhe të mos lejojë praninë e tifozëve të kësaj skuadre në dy ndeshjet e radhës europiane jashtë.

Tifozët turq, në këtë mënyrë, nuk do të mund ta përkrahin ekipin e zemrës në Romë, në ndeshjen ndaj Lazios, më 9 dhjetor, që do të zhvillohet në “Olimpico”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency