Champions League

UEFA nuk toleron aspak, Barella humbet dy takimet me Liverpool

Nicola Barrelës i ka kushtuar shumë kartoni i kuq që mori në takimin ndaj Real Madrid. Mesfushori italian u ndëshkua në takimin e fundit të fazës së grupeve në Champions League, që ekipi i Carlo Ancelottit fitoi 2-0.

Shorti i vuri kampionët e Italisë përballë Liverpool në raundin e 1/8-ve. Komiteti i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, u mblodh të martën e kaluar për të vlerësuar rastin e mesfushorit.

Në bazë të raportit të arbitrit Felix Brych, UEFA vendosi të pezullojë titullarin e Interit me dy ndeshje. Skualifikimi i është komunikuar sot klubit zikaltër që ka vendosur të mos apelojë vendimim.

Barella që do t’i shohë si tifoz dy duelet e zjarrta ndaj skuadrës së Jurgen Klopp. Takimi i parë do të luhet më 16 shkurt në “San Siro”, ndërsa përballja e kthimit do të zhvillohet më 8 mars në “Anfield”.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency