UEFA përcakton arbitrat për Shqipëri-Francë, vijnë nga Sllovenia
Ndërkohë që Shqipëria do të përballet sonte me Andorrën në “Elbasan Arena”, UEFA ka përzgjedhur edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi në ndeshjen me Francën, që do të zhvillohet mbrëmjen e 17 Nëntorit, kur edhe do të përurohet stadiumi “Arena Kombëtare”.
Kështu kryesor do të jetë slloveni Slavko Vincic, i ndihmuar nga patriotët e tij Tomas Klancnik e Andraz Koacic, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Nejc Kajtazovic.
Kjo do të jetë hera e tretë që kuqezinjtë gjykohen nga ky arbitër, pasi më parë Vincic ka vënë drejtësi në miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, në Palermo.



