Champions League

UEFA tërbon Dritën para finales me Linflied, nxjerr pozitiv me COVID-19 Namanin

E pabesueshme por edhe komike, deri diku, ajo që i ka ndodhur Dritës së Gjilanit para sfidës finale të paraeliminatoreve të Chapionsit ndaj Linfiled. Nga tamponët e marrë nga UEFA, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 një nga autorët e golave në sfidën e parë me Inter D’Escaldes, Hamdi Namani, ndërsa Gërbeshi (doli pozitiv dy ditë me parë) dhe kontakti i tij, Bujar Shabani, janë negativë. Drita, nëpërmjet një postimi në Facebook, e ka të vështirë ta shpjegojë se si mund t’i ndodhë diçka e tillë UEFA-s. Për fat të keq, Namani nuk mund të aktivizohet në ndeshjen finale ndaj Lienfield.

Postimi i Dritës

Nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari më i mirë në ndeshjen e fundit, Hamdi Namani, e për çudi negativ rezultuan Fidan Gërbeshi, që në testin e para dy ditëve ka rezultuar pozitiv, dhe Bujar Shabani që ishte negativ por që UEFA e detyroi të izolohej pasi ishte kontakt i Gërbeshit.

E habitshme se çfarë po ndodh, e habitshme se si UEFA vepron me standarde të dyfishta, ku vetizolon lojtarin që rezulton katër herët e fundit negativ.

Kjo është e pabesueshme, si mund t’i ndodhë një gjë e tillë një organizatori siç është UEFA!

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency