Itali

UEFA “vë me shpatulla pas murit” Piolin, Diaz mund të përjashtohet nga lista e Milan

Brahim Diaz mund të përjashtohet nga lista e Milanit nga UEFA. Sot Stefano Pioli do të duhet të marrë një vendim, pasi skadon afati për dorëzimin e emrave të 24 lojtarëve te UEFA.

Shtatë nga 31 lojtarët që janë në skuadër do të përjashtohen, ku emrat e sigurt që do largohen sipas medieve italiane janë Tatarusanu, Bakayoko, Ibrahimovic dhe Lazetic.

Pastaj tre lojtarë të tjerë do të duhet të “sakrifikohen” mes emra aktivë të skuadrës, ku i dyshuar kryesor që mund të largohet është edhe Ballo-Toure.

Ndërkohë Piolit i duhet të zgjedh edhe emra të tjerë aktivë dhe mediet italiane theksojnë se nga kjo përzgjedhje rrezikon të digjet edhe Brahim Diaz, i cili ka luajtur rregullisht në javë e fundit me “Djallin”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency