Europë

UEFA vlerëson ish-teknikun e Milan: Rimodeloi filozofinë e futbollit!

Arrigo Sacchi është përzgjedhur nga ana e UEFA-s, për t’u vlerësuar në lidhje me idetë e pafundme dhe inovative mbi lojën e futbollit. Ish-tekniku i famshëm italian i njohur për suksesin e arritur në drejtimin e Milanit do të marrë Çmimin e Presidentit të UEFA-s për vitin 2022, ndërsa vetë presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin është shprehur se Sacchi rimodeloi filozofinë e futbollit.

“Ky çmimi njeh meritat profesionale, por shkon edhe më tej se kaq, nderon trashëgiminë e lënë nga individë specialë në historinë e futbollit. Shumë pak njerëz ia kanë dalë të rimodelojnë filozofinë e futbollit dhe Sacchi është një nga ata që ia ka dalë me sukses. Kështu, futbolli mund të ndahet shumë mirë në dy kohë, atë para Sacchit dhe atë pas Sacchit.

Taktikat e pafundme që prezantoi janë edhe sot e kësaj dite të përdorura, e po ashtu qëndrojnë në librat e historisë të studiuara nga mijëra trajnerë të tjerë. Po ashtu, Sacchi rishpiku edhe etikën e të punuarit si një skuadër, që më pas u përkthue në një harmoni fantastike në fushë. Në fushën e lojës kishte shumë sinkronizime dhe një mentalitet fitues, pavarësisht nëse skuadra luante në shtëpi apo jashtë fushe. Dukej si diçka jashtë natyrales atëherë në vitet ’80, është pikërisht kjo ajo çfarë rrjedh nga madhështia”, përfundoi Ceferin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency