Katar 2022

Uellsi synon vendin e dytë në grup, por “tradhtohet” nga kapiteni

Sot në mbrëmje do të luhen sfidat e fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës “Katar 2022”. Uells do të kërkojë të paktën një pikë ndaj Belgjikës për të siguruar vendin e dytë në grupin E, por britanikët nuk do të kenë kapitenin e skuadrës, Gareth Bale, i cili doli nga fusha e lojës i dëmtuar në takimin e fundit me Bjellorusinë.

Dëmtimi i pësuar duket se është më serioz nga sa pritej, për shkak se anësori i Real Madrid nuk është përfshirë në listën e skuadrës për takimin e fundit me Belgjikën.

Bale nuk luan që nga muaji gusht me Real Madridin, ndërsa u rikthye të luajë për Kombëtaren, por duket se ishte i pafat, pasi ka përfunduar sërish në infermier. Lojtari do të kryejë ekzaminimet në Madrid, për të mësuar kohën e rikuperimet, por është e sigurt që “Los Blancos” nuk janë aspak të lumtur që menjëherë pas rikuperimi vjen dëmtimi me Kombëteren.

Uells ndodhet në vendin e dytë në grupin E, me 14 pikë, 3 më shumë se Republika Çeke. Nëse këta të fundit fitojnë ndaj Estonisë dhe britanikët dalin pa pikë ndaj Belgjikës atëherë do të rrëshqisnin në vendin e tretë, duke humbur zonën e “play off”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency