UFC/ Gaethje rikthehet te fitorja, mposht me “knock-out” Vick
Pas disa humbjeve radhazi, Justin Gaethje fitoi shumë shpejt kundër James Vick në UFC Lincoln. Gaethje fitoi për herë të 16 me knock-out në karrierën e tij, dhe u largua me një bonus prej 50.000 dollarësh.
Sapo filloi raundi i parë, Vick përfitoi nga gjatësia e tij duke lëshuar disa shkelma dhe grushte të fortë në trup. Me 90 sekonda që kishin kaluar, Gaethje nisi vrullshëm grushtet drejt kundërshtarit, me një të djathtë të fortë që e rrëzoi Vick në moment. Pas një goditjeje tjetër, gjyqtari e ndërpreu menjëherë ndeshjen duke i dhënë fitoren “The Highlight”.
Në intervistën pas ndeshjes, Justin Gaethje pati një ballafaqim e Paul Felder, duke shkëmbyer disa fjalë me njëri-tjetrin. Ndërkohë Vick humbi vetëm ndeshjen e dytë në karrierë, duke ndërprerë serinë prej 4 fitoresh radhazi. “Texcecutioner” mund të ndeshet në të ardhmen me Michael Chiesa dhe Tony Fernandez.



