Ujka: Rasti i humbur peshon, do të bëj edhe më mirë se Lushkja
Serxhio Ujka mund t’i kishte dhënë fitoren Laçit nëse do ta shfrytëzonte më mirë mundësinë për të shënuar, megjithatë kjo nuk e zbeh paraqitjen e tij shumë të mirë. Në “Gol pas Goli”, mesfushori i kurbinasve deklaroi:
“Kur e mendoj rastin e humbur, sigurisht që peshon. Është rasti i ndeshjes, mund të fitonim. Kur dola vetëm për veten me portierin kujtova se shënova, por kur e lëshova topin përpara, e kapi portieri.”
Mungesa e Lushkjes: “Lushkja ishte shumë i mirë, por po e tregoj veten se mund të bëj mirë, si Lushkja, por edhe më mirë. Laçi të jep mundësinë për të treguar veten dhe të ecësh përpara.”
Stadiumi i Kukësit: “Atmosferë fantastike, plot me tifozë, por fusha nuk ishte në kushtet optimale. Ishte ndeshja e parë, fushë e pashtruar. Edhe për ne ishte bukur me tifozë. Edhe pse kundërshtarë të Kukësit, na motivojnë.”
Pushtimi i fushës nga tifozët: “Unë ika direkt, por ishin tifozë që shkuan drejt lojtarëve të Kukësit, pasi skuadra kishte kohë pa luajtur në shtëpinë e tyre. Nuk u shqetësuam, unë jo një herë.”
Përmirësimi: “Çdo lojar kur kuan rregullisht pretendon më lart. Pse jo, merr minuta në këmbë dhe shprehesh më mirë. Nëse nuk luan rregullisht, nuk mund të shfaqesh në nivel të lartë.”



