Katar 2022

Ujkani: Me Greqinë shumë e rëndësishme, të jemi gati për Nations League

Samir Ujkani shpreson që Kosova t’i mbyllë me rezultate pozitive eliminatoret e Botërorit. “Gardiani” dardan thekson se Kosova duhet të kthejë mentalitetin fituesit.

“Kemi dy ndeshje, me Jordaninë dhe Greqinë, që janë shumë të rëndësishme. Sidomos, ndeshja me Greqinë është e rëndësishme për ne, që të marrim një rezultat pozitiv. E ky rezultat pozitiv, do të na ndihmonte ta kthejmë mentalitetin tonë fitues dhe pastaj të përgatitemi për vitin tjetër.”

Ujkani thekson më tej duhet të kthehet atmosfera pozitive për fushatën e Nations League.

“Qëllimi ynë është të përgatitemi sa më mirë në Nations League. Lojtarët që vijnë duhet të japin gjithmonë maksimumin, për të marrë rezultate. Duhet të kthehet atmosfera pozitive që vjen nga rezultatet e mira, fitoret apo barazimet. Kohët e fundit kemi humbur ndeshjet, ndoshta edhe pa meritë. Duhet të punojmë sa më shumë dhe të përgatitemi sa më mirë kur të vijnë ndeshjet e National League.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency