Ujkani qëndron në Itali, firmos për një vit dhe zbulon numrin në fanellë
Samir Ujkani do të vijojë aventurën me Empolin në Serie A. Portierit të Kosovës i kishte përfunduar kontrata megjithatë klubi frulian i ka besuar eksperiencës së 34-vjeçarit të paktën edhe për një sezon. Vetë klubi i Empolit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare bën me dije se gardiani ka rinovuar deri në qershorin e vitit 2023 ndërsa do të mbajë veshur fanellën me numër 22.
̀
Portiere kosovaro classe 1988, ha firmato un contratto fino al 30 giugno 2023 e vestirà la maglia numero 22 pic.twitter.com/FGlz8Rg4CB
— Empoli Fc Official (@EmpoliCalcio) August 29, 2022
Në fakt, Ujkani nuk është numri një në portën e Empolit pasi ky status i është besuar Vicarios, megjithatë portieri shqiptar do të jetë në gatishmëri dhe pritet gjithsesi të marrë minuta përgjatë sezonit.
Kujtojmë se pjesë e Empolit janë edhe lojtarët e kombëtares, Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami, me këtë të fundit që përflitet gjithnjë e më shumë për një transferim te Fiorentina.



