Premier League

“Ujqërit kafshojnë” City-n, Guardiola nuk e thyen rekordin e Mourinhos

Manchester City nuk ia doli të merrte qoftë një pikë në fushën e Wolves, që e mposhti 3-2 me përmbysje në “Molineux Stadium” (Wolverhampton) në sfidën e fundit të javës së 19-të të Premier League-s, me Liverpoolin që mbetet +14 pikë nga rivalët kryesorë për titull.

Citizens, të kushtëzuar nga ndëshkimi i portierit Ederson me karton të kuq që në minutën e 12-të, nuk arritën të ruanin epërsinë e dyfishtë të krijuar në pjesën e parë nga golat e Sterlingut, që shënoi fillimisht në minutën e 25-të, pas ekzekutimit të një 11-metërshi (topi u prit fillimisht nga portieri, por shkoi sërish në këmbët e sulmuesit të Citizens) dhe më pas në minutën e 50-të, pasi u shërbye nga De Bruyne.

Wolves dhuroi spkektakël në fraksionin e dytë, duke përmbysur shifrat me golat e Traore (55’), Jimenez (82’) dhe Doherty (90’).

Në ndeshje që nisi keq dhe u mbyll po keq për Pep Guadiolën, i cili humbi mundësinë për të fituar ndeshjen e 100-të në Premier League në krye të City-t dhe për të thyer rekordin e Jose Mourinhos si trajneri që arrin një “shekull” me fitore me numrin më të vogël të ndeshjeve të zhvilluara në elitën e futbollit anglez.

Mourinho 100 suksese në Premier i ka arritur në 142 takime. Guardiola (99), gjithsesi, do të ketë edhe tetë takime të tjera në dispozicion për t’ia rrëmbyer primatin portugezit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency