“Ukraina nuk ka humbur ende”, teksti i himnit përshkruan situatën aktuale
Mbrëmjen e sotme në orën 20:45 Ukraina do të ndeshet me Skocinë, ndeshje e prapambetur e kualifikueseve të Kupës së Botës, Katar 2022, e cila ishte shtyrë për shkak të nisjes së luftës nga Rusia në Ukrainë.
Në një situatë të tillë, mediet britanike kanë analizuar himnin e Ukrainës, që do të luhet para ndeshjes dhe kanë sjellë domethënien e tij, ashtu si edhe autorin e tekstit.
Himni i Ukrainës është e mbushur me tonë patriotizmi. Teksti i referohet dëshirës për pavarësi, ndërsa kërkojnë që t’i tregojnë armiqve se populli ukrainas nuk do të humbasë. Në himn përmenden Kozakët, një popull luftëtar dhe i egër, me të cilin lidhet e shkuara si e Ukrainës ashtu edhe e Rusisë.
Teksti bazohet në një poezi të vitit 1862 të shkruar nga Pavlo Chubynsky dhe muzika u kompozua nga Mykhailo Verbytsky në 1863. Kjo këngë u miratua zyrtarisht si himni i Ukrainës në 1992.
Cili është himni kombëtar i Ukrainës?
“Shche ne vmerla Ukrayina”, që në shqip do të thotë “Ukraina nuk ka humbur ende”.
Himni i Ukrainës:
“Lavdia dhe liria e Ukrainës nuk janë zhdukur ende
Fati do të na buzëqesh në vazhdim vëllezër ukrainas
Armiqtë tanë do të vdesin, si vesa në rrezet e diellit
Dhe ne, vëllezër, do të jetojmë të lumtur në vendin tonë
Ne nuk do të kursejmë as shpirtin as trupin tonë për të marrë lirinë
Dhe ne do të vërtetojmë se ne vëllezër jemi të afërm të Kozakëve (Cossack)”



