Ukraina rikthehet në fushë pas 7 muajsh, mposht Skocinë dhe mban gjallë ëndrrën “Katar 2022”
Ukraina rikthehet në fushë pas rreth 7 muajsh dhe e bën këtë me një fitore bindëse 1-3 ndaj Skocisë në “Hampden Park”, duke mbajtur gjallë ëndrrën për një ven në Kupën e Botës Katar 2022.
Pushtimi rus bëri që Ukraina të mos luante dot ndeshjet e Play off-it në muajin mars, megjithatë u rikthye t’i rikuperojë në këtë fillim qershori, duke ia dalë të triumfojë në gjysmëfinale ndaj Skocisë.
Skuadra e drejtuar nga Oleksandr Petrakov zhbllokoi sfidën në minutën e 33-të, kur sulmuesi Yarmolenko shfrytëzoi një asist të fantazistit të Atalantës, Malinovskiy dhe dërgoi topin në rrjetën e portës së Gordon.
Edhe pjesa e dytë nisi mjaft mirë për Ukrainën, që në minutën e 49’ dyfishoi epërsinë me anë të sulmuesit kryesor Yaremchuk. Ky gol zgjoi vendasit që u hodhën të gjithë në sulm dhe ia dolën të rihapin takimin në të 79-ën me anë të McGregor, që shfrytëzoi një pasiguri të portierit Buchshan.
Ky gol e bëri mjaft interesante pjesën e mbetur të ndeshjes, por në minutën e fundit shtesë Ukraina zbriti në një kundërsulm të shpejtë dhe shënoi edhe golin e tretë me anë të sulmuesit Dovbyk.
Sfida e radhës e Ukrainës do të jetë sërish në Mbretërinë e Bashkuar, këtë herë përballë Uellsin në finalen e Play Off-it, që do të luhet më 5 qershor në orën 18:00 dhe do të përcaktojë europianen e fundit që do të shkojë në Katar.



