Serie A

“Ula rrogën vetëm për Interin, Inzaghi ka një meritë të madhe”

Danilo D’Ambrosio është pjesë e Interit prej vitit 2014. 33-vjeçari realizoi sezonin e kaluar ëndrrën për të fituar titullin me zikaltrit, ndërsa në prononcimin e fundit u ndal te ndryshimi që ka sjellë Simone Inzaghi dhe “sakrifica” që bëri për të rinovuar me klubin e zemrës.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Në verë shumë menduan më të keqen, por në dhomat e zhveshjes ishim shumë më të qetë se ata që na shihnin nga jashtë. Një trajner i ri erdhi për të na dhënë ide të reja, por pa hequr bazat e vitit të kaluar. Me Inzaghin kemi ndryshuar mënyrën tonë të lojës.

Kemi më shumë liri në aspektin taktik, madje na lejohet të bëjmë zgjedhje të ndryshme nga ato që kemi provuar në stërvitje gjatë javës, por vetëm rezultatet pozitive të ndihmojnë të luash me buzëqeshje në fytyrë.

Ne paguhemi për të stërvitur, jo për të bërë pyetje. E kam menduar kur luaja 40 ndeshje në vit dhe e mendoj edhe tani që luaj 20. Rinovimi? Ula rrogën për të qëndruar, ëndërroj ta mbyll karrierën tek Interi“, deklaroi mbrojtësi italian.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency