Ulet TVSH-ja për sportin, vetëm 6% tatim për investimet e klubeve
Aplikimi i shkallës së reduktuar të Tatimit mbi vlerën e e shtuar lejon, zbritjen e shumës së TVSH-së, së cilës i njihet e drejta e zbritjes. Pra, furnizuesit e punimeve të ndërtimit, ndonëse do të llogarisin TVSH–në në shitje prej 6 për qind për punimet e ndërtimit për infrastrukturën sportive, do të zbresin të plotë TVSH-në e paguar prej 20% për blerjen e mallrave dhe shërbimeve në funksion të këtyre punimeve. Nuk ka një llogaritje se sa është efekti negativ në buxhet.



