Video/ Ultrasit e Atleticos shpërthejnë me kore raciste jashtë “Wanda Metropolitanos”: Vinicius, ti je majmun!
Tifozë të Atléticos së Madrid, të mbledhur jashtë stadiumit “Wanda Metropolitano”, lëshuan kore raciste për sulmuesin e Realit Vinicus Junior. Jashtë stadiumit dëgjoheshin thirrjet e ultrasve bardhekuq: “Ti je një majmun, Vinicius ti je një majmun”.
Një thirrje raciste e patolerueshme nga një grup i madh mbështetësish të Atletico-s, siç është kapur në një video të publikuar nga “Tiempo de Juego”.
Këto kore vinnë pas një fushate të fortë antiraciste si nga vetë Vinicius, ashtu edhe nga shumë brazilianë, pas fjalëve të Pedro Bravos në “El Chiringuito”, të cilat zemëruan brazilianët. “Nëse doni të kërceni samba, shkoni në Brazil. Këtu ajo që duhet të bëni është të respektoni kolegët tuaj profesionistë dhe të ndaloni së vepruari si majmunë,” – tha ai.
https://twitter.com/i/status/1571557257757835272



