Unai Emery kërkon të afrojë Juan Matan tek Arsenali
Juan Mata dhe Unai Emery mund të bashkohen sërish pas shumë vitesh. Trajneri spanjoll dëshiron të afrojë tek Arsenali lojtarin të cilin e stërviti dhe e bëri të shpërthente nën urdhrat e tij te Valencia gjatë viteve 2008-2011, madje mund të përfitojë nga situata kontraktuale e fantazistit, pasi është i lidhur deri në fund të sezonit me Manchester United. Arsyeja kryesore e afrimit të 30-vjeçarit te topçinjtë është fakti që trajneri spanjoll dëshiron lojtarë me eksperiencë dhe që i njohin skemat e tij. Nga ana tjetër Mata do të presë deri në dhjetor për një ofertë rinovimi nga “Djajtë e Kuq” dhe, nëse nuk ndodh, atëherë do të jetë i lirë të negociojë me drejtuesit e Arsenalit.



