Futboll

Unai Emery: Topin e Artë e meriton Neymar

Neymar meriton të fitojë Topin e Artë. Ky është mendimi i trajnerit të PSG Unai Emery, pas publikimit të listës së 30 kandidatëve zyrtarë, ku përfshihen edhe 2 lojtarë të tjerë të parizienëve, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani.

“Duam ta ndihmojmë që ta fitojë këtë cmim individual, sepse e meriton. Ka shumë lojtarë të mirë në botë, të denjë për ta fituar Topin e Artë, por ne duam që kandidat kryesor të jetë Neymar.”

Deklarata e trajnerit të PSG-së qartëson hierarkinë e re të vendosur në klub për sa i përket rëndësisë së futbollistëve. Edinson Cavani duhet ta ketë kuptuar se për interesa të klubit dhe jo vetëm në aspektin sportiv, braziliani mbetet futbollisti më i rëndësishëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency