Merkato

Under drejt Bayernit, Roma do të largojë edhe sulmuesin Schick

Drejtori Sportiv i Romës, Mario Monchi është hedhur në sulm për të afruar në kryeqytet sulmuesin polak të Genoas, Krzystzof Piatek, duke takuar nga afër edhe menaxherët e këtij të fundit, që po mahnit me golat e tij në kampionatin italian.

Gjithsesi drejtuesi i verdhekuqve e ka të qartë se para se të blejë të tjerë lojtarë në repartin e avancuar, ka nevojë që të fillojë të sistemojë disa prej futbollistëve aktualë, që duhet thënë se janë vërtetë të shumtë në numër.

I pari në listë për t’u larguar është turku Under, forma e të cilit njeh vetëm rritje të vazhdueshme dhe është futbollisti që ka më shumë treg aktualisht. Për të interesohen klube të shumta europiane, por në krye të listës është Bayern Munchen, që ka gati një ofertë prej 50 milionë eurosh për klubin e Romës.

Përveç turkut, një tjetër lojtar për të cilin Monchi kërkon një sistemim është edhe sulmuesi çek, Patrick Schick, i cili iu bashkua verdhekuave verën e kalaur për një shumë prej rreth 40 milionë eurosh.

Gjithsesi prej asaj kohe, Schick nuk ka bindur për asnjë moment te verdhekuqtë, ku ka shënuar shumë pak dhe ka vuajtur dëmtime të vazhdueshme, ndaj te Roma do të ishin të lumtur po ta largonin qoftë edhe për gjysmën e shumës së investuar fillimisht.

Një tjetër futbollist që do të vuante praninë e polakut Piatek, do të ishte edhe boshnjaku Edin Dzeko, që vështirë se do të pranonte stolin. Për më tepër, për Dzekon vijon të ketë interes nga klube të kampionatit anglez, ndaj edhe në këtë rast Monchi do të mirëpriste një ofertë.

Ajo që vlen të theksohet, është se Roma ka shumë alternativa në vijën e parë të sulmit dhe pikërisht për këtë arsye, shumë prej lojtarëve nuk po gjejnë hapësira, duke shkaktuar pakënaqësi në grup.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency