La Liga

“Unë fajtori kryesor”, Ancelotti: Jemi të lënduar, dhamë imazh të keq!

Real Madrid zhvilloi një ndeshje të dobët përballë PSG-së në mesjavë. Ekipi francez fitoi 1-0 duelin e parë të raundit të 1/8-ve në Champions League, me Kylian Mbappe që realizoi golin e fitores në minutat shtesë.

Dueli i kthimit do të luhet më 9 mars në “Santiago Bernabeu”, teksa Carlo Ancelotti i është rikthyer edhe njëherë paraqitjes së ekipit të tij në Francë në konferencën për shtypin përpara takimit ndaj Alaves në La Liga.

Ndonjëherë ndeshja humbet për detaje të vogla, por unë mendoj se luajtëm keq kundër PSG-së, patëm një mbrëmje të keq. Gjithsesi nuk shqetësohem shumë, pasi e di se çfarë kualiteti kanë lojtarët e mi.

Jam i pari që kritikoj veten dhe marr përsipër përgjegjësitë e mia. Bisedova edhe me presidentin Perez, të gjithë në klub janë të lënduar, por ashtu ndihemi edhe ne. 

Nuk dhamë një imazh të mirë në atë ndeshje. Rezultati është problemi më i vogël, ai mund të ndryshojë, ndërsa imazhi jo”, deklaroi trajneri italian i “Los Blancos”.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency