Angli

United befason Bayernin me ofertën për mbrojtësin, gjermanët i kthejnë një përgjigje të “prerë”

Manchester United ka surprizuar drejtuesit e Bayern Munich së fundmi me një ofertë drejtuar Benjamin Pavard. Mbrojtësi francez konisderohet një element i rëndësishëm për bavarezët dhe për më tepër është nën kontratë (30 qershor 2024), megjithatë duket se “Djajtë e Kuq” kanë tentuar fatin.

Trajneri ten Hag e pëlqen Pavard për aftësinë e 26-vjeçarit në të mbuluarit e shumë roleve në repartin difensiv, por që drejtuesit anglezë kanë marrë një “Jo” të prerë nga homologët e Bayern.

Këtë prapaskenë të merkatos e ka zbuluar prestigjiozja franceze L’Equipe ndërsa e sigurt është se Pavard do të mbetet në Munich dhe këto tre ndeshje të para të sezonit, i ka nisur të gjitha si titullar nën urdhrat e trajnerit Julian Nagelsmann.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency